Princi Harry dhe bashkëshortja e tij janë pritur me duartrokitje në shfaqjen e tyre të parë në Britani që kur vendosën të largohen së bashku drejt Amerikës. Ata u shfaqën të kapur prej dore në Katedralen Shën Pali për meshën e falënderimeve. Duartrokitjet shoqëeuan mbërritjen e Sussex-ëve, ndërsa mbretëresha Elizabeth I ka ndjekur ata nga ekrani I TV. Arsyeja e kësja mungese, të paktën për momentin,është mësuar të jetë se mbretëresha nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore. Larg përleshjeve dhe deklaratave në distanca të gjata, Harry dhe Meghan u kthyen në një realitet jo krejtësisht të qetë. Mediat ndërkombëtare kanë ngacmuar përëri familjen duke komentuar se Markle e ka sfiduar kunatën e saj me elegancë. Ish-aktorja amerikane është parë e veshur me një pallto ngjyrë kremi dhe një kapele të ngjashme. Të shtunën është parashikuar festa e ditëlindjes së fëmijës së dytë të ciftit, I cili mbush një vjeç në Londër. Duket se xhaxhallarët e Kembrixhit nuk do të mund të marrin pjesë për shkak të angazhimeve të tjera zyrtare të planifikuara tashmë.