Sipas postimeve të bëra në Facebook, nga fillimi i qershorit e deri më tani Haradinaj ka qenë i ftuar në të paktën 11 dasma të zhvilluara në Kosovë.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thyer një tjetër “rekord” pasi rezulton se ka qenë politikani më i “angazhuar” me dasmat këtë verë në Kosovë.
Sipas postimeve të bëra në Facebook, nga fillimi i qershorit e deri më tani Haradinaj ka qenë i ftuar në të paktën 11 dasma të zhvilluara në Kosovë.
Nga fotot e publikuara shihet se Haradinaj është një mysafir i respektuar pasi shpesh është fotografuar me çiftinin ku i ka uruar për martesën dhe nuk kanë munguar dhuratat nga ana e tij.