Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur, ku në media është artikulua si një hapje e dytë.
Analisti Andi Bushati e shikon me skepticizëm këtë hapje të Partisë Demokratike duke thënë se është propagandë.
“Këtë hapjen e PD e shikoj si propagandë. Hapja nuk bëhet po në qoftë se PD nuk hapet me popullin. PD pati problem me zgjedhjen e Lulzim Bashës përballë Olldashit. Pati probleme me listat e deputetëve në 2017.
Kush del kundër kryetarit etiketohet si shërbëtor i Edi Ramës. Kjo tregon se PD-ja ka probleme me demokracinë e brendshme siç kanë të gjitha partitë e tjera”- tha Bushati.
Shkruar nga: top-channel.tv