Hakerat ‘gjunjëzojnë’ Australinë, BBC: Vodhën të dhënat e pothuajse gjysmës së popullsisë

0
Gjigandi

Gjigandi australian i telekomunikacionit Optus zbuloi disa ditë më parë, se rreth 10 milionë klientëve, apo të gati rreth 40% të popullsisë së vendit, u ishin vjedhur të dhënat përmes një sulmi kibernetik.

Disa ekspertë e përshkruan këtë si shkelja më e rëndë e publikimit të të dhënave në historinë e Australisë, shkruan BBC.

Por këtë javë ka pasur zhvillime më dramatike dhe të rrëmujshme, duke përfshirë këtu shantazhin me qëllim përfitimin e një shpërblimi, dhe retorikat e tensionuara publike. Gjithashtu është ndezur pyetje kritike rreth mënyrës sesi Australia i trajton të dhënat dhe privatësinë.

Optus – një degë e Singapore Telecommunications Ltd – bëri publike shkeljen 24 orë pasi vuri re një aktivitet të dyshimtë në rrjetin e saj.

Ofruesi i dytë më i madh i telekomunikacionit në Australi tha se të dhënat e klientëve aktualë dhe të mëparshëm ishin vjedhur, duke përfshirë emrat, datat e lindjes, adresat e shtëpisë, kontaktet e telefonit dhe emailit, si dhe numrat e pasaportës dhe patentës së drejtimit.

RonaTyra

Ai theksoi se detajet e pagesës dhe fjalëkalimet e llogarive nuk ishin komprometuar.

Atyre të cilëve u janë marrë numrat e pasaportës ose licencës, afërsisht 2.8 milionë njerëzve, po përballen me rrezikun real të vjedhjes së identitetit dhe mashtrimit. Optus njoftoi se po heton shkeljen, e cila sipas mediave duket se e ka origjinën jashtë vendit.

Pas kësaj, në një një forum në internet u publikuan disa kampione të dhënash dhe nga Optus, u kërkua një shpërblim prej 1 milion dollarësh, që duheshin paguar në kriptomonedha. Kompanisë iu dha një javë afat për të dorëzuar paratë, në të kundërt u tha se të dhënat e tjera të vjedhura do të shiteshin pjesë-pjesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu