Hajnat ia vodhën para dhe ari në vlerën e 4000 eurove në kohën e iftarit, flet pronari i shtëpisë

0
Hajnat ia vodhën para dhe ari në vlerën e 4000 eurove në kohën e iftarit, flet pronari i shtëpisë
Gjigandi

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Shakovicë të Podujevës, gjatë së enjtes.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur kur familja Elezi kishin shkuar në iftar tek vajza e tyre.

Në atë kohë disa hajdutë i vodhën 800 euro dhe rreth 4000 euro vlerë ari brenda shtëpisë së tyre.

“I kanë marrë 800 euro dhe dukat asaj resë, krejt çka ka pas ja kanë marrë”

, tha për pronari i shtëpisë.

RonaTyra

“S’ka parë askush asgjë, ka qenë vakt iftari sigurisht”

, theksoi ai.

Rasti është raportuar tek organet e rendit të cilat tani po e hetojnë rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu