Në një lidhje LIVE për emisionin Zona Zero foli nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti demokrat, Flamur Noka.
I pyetur se pse nuk mbajti një reagim lidhur me sanksionet e vendosura nga Departamenti i Thesarit për Aqif Rakipin, Noka u shpreh se për atë ngjarje foli një deputet i PD-së, Gazment Bardhi.
“Reagimin për Aqif Rakipin e ka mbajtur një deputet, që quhet Gaz Bardhi, në rast se ju mendoni se ai nuk është deputet i PD-së, është tjetër gjë.
Por ai është një prej deputetëve, dhe reagoi, dhe ju mos prisni të dalin të rreshtohen të gjithë,”
tha Noka