Nëpërmjet një grupi të krijuar në “Telegram” shoferët sinjalizohen për prezencën e radarëve në rrugë, sakaq numri i aksidenteve në rrugë është ulur.
Aventurierët për gara shpesh stepen nga frika e prezencës e policisë por ky grup nuk po ndihmon vetëm shoferët, problemi qëndron se në këtë grup shpërndahen edhe vendodhjet e FNSH forcave speciale dhe çdo lloj uniforme blu që qarkullon duke dekonspiruar kështu operacionet për kapjen e eksponentëve kriminal.
Anëtarët e grupit shpërndajnë përveç vendodhjes edhe foto nga terreni, për këtë arsye policia dekonspirohet në aksionet për të kapur eksponentët kriminal në kërkim.
Abc24.al ka intervistuar ekspertin e kriminologjisë Ervin Karamuço, i cili tha se dekonspirimi i aksioneve të Policisë Rrugore është i rastësishëm pasi kryhet nga rrethana të pikasura në vende publike.
Gjithashtu Karamuço ka theksuar se informacionet mund ti shërbejë çdokush për praninë e Policisë, pasi kemi të bëjmë me ambiente publike. Po ashtu eksperti i sigurisë ka shtuar se ky është një trend që funksionon edhe në perëndim dhe nuk është shkelje.
“Dekonspirimi është i rastësishëm….kryhet nga rrethana të pikasura në vende publike, ku nuk ka sekrete.
Infot mund ti shkëmbejë kushdo që vihet në dijeni në ambiente publike për një ngjarje apo prani policore
Është trend që ka kohë që funksionojnë USA dhe Europë,” tha Karamuço.
Vite më parë Gjermania u ndodh në të njëjtën situatë si me këtë grup sot në vend. Ku dekonspirimi i rrugores solli pakënaqësinë e bluve por me kalimin e kohës efekti bumerang ishte mjaft i kënaqshëm pasi numri i aksidenteve ra ndjeshëm. Por në dallim nga rasti i Gjeramanisë, grupi po përdoret për të ndihmuar kontingjentet kriminel me vendodhjen e policisë FNSH dhe civilëve. Në këto kushte shteti duhet të marr masa pasi qytetarët po “tregojnë” me gisht çdo patrullë apo pik kontrolli duke mos i shërbyer rendit publik dhe qetësisë në komunitet por duke i shërbyer eksponentëve të targetuar të cilët njoftohen në kohë reale se ku janë efektivët duke i lënë zgjedhje ose mos te dalin nga banesa ose të kalojnë në akse alternative.
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*