Greqi/ 50-vjeçari shqiptar dhunon të bijën 22-vjeçare shtatzënë

0
Gjigandi

Një 22-vjeçare shtatzënë në muajin e gjashtë është sulmuar nga babai i saj 50-vjeçar jashtë shtëpisë ku ata jetojnë në Janinë.

50-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, fillimisht ka dhunuar vajzën e më pas e ka goditur me grusht në kokë dhe e ka shtyrë.

22-vjeçarja u dërgua në spitalin e Hatzikosta-s për të përcaktuar nëse sulmi e ka lënduar apo rrezikon shtatzëninë, fatmirësisht nëna dhe foshnja e palindur nuk janë në rrezik.

Megjithatë, gruaja mbetet e shtruar në spital dhe babai i saj është në kërkim. Ndaj tij është ngritur një dosje për dhunë dhe fyerje në familje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu