Pas rritjes së numrit të rasteve të grabitjes në kryeqytet, policia ka shtuar operacionet.
“Njëra prej detyrave është ndalimi i automjeteve, ndalohen automjetet, vozitësi verifikohet, kontrollohet automjeti dhe personi”
, tha për RTK-në, Armend Hajrizi, rreshter, NJRSH.
Kurse, shefi i operatives, Shkelzen Gjafa, tha se tashmë janë të informuar për lokacionet në të cilat po ndodhin më së shumti grabitjet.
“Ne kemi marrë informata të caktuara në lidhje me disa grabitës të mundshëm të cilët qarkullojnë në pjesë të ndryshme dhe kemi krijuar planin operativ me njesi të ndryshme operative, qoftë njësi në rroba civile, qoftë njesi të patrullës dhe njësive të specializuara”,
deklaroi, Major Shkelzen Gjafa, Njesia Operative, rajoni i Prishtinës.
Ndërsa, sipas statistikave të Policisë, gjatë vitit 2021 kanë qenë 18 raste të grabitjeve në kryeqytet, ndërsa vetëm për dy muajt e këtij viti kanë ndodhur 9 raste të grabitjeve, 8 prej tyre janë zgjidhur, ndërsa një person është në kërkim.