BRAZIL – Nuk mjaftoi disfata në Katar.
Tite, i shkarkuar nga posti i trajnerit brazilian pas humbjes në çerekfinale ndaj Kroacisë, është grabitur sot në orën 6:00 të mëngjesit në Brazil, teksa po shëtiste nëpër rrugët e Rio de Zhaneiros.
Ish-trajneri i ‘Selecaos’ po ecte nëpër lagjen Barra da Tijuca, një zonë periferike dhe e pasur e Rio de Janeiro. Qëllimi i tij ishte të kalonte pa u vënë re, por ai përfundoi duke u sulmuar dhe u grabit nga një person, i cili gjithashtu e kritikoi atë për eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës. Kështu shkruan gazetari Ancelmo Gois në blogun e tij në gazetën braziliane ‘O Globo’.
Të njëjtat informacione konfirmojnë se Tite nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe se sulmuesi i ka marrë një send personal teknikut. Ai që ka qenë trajner i Brazilit mes viteve 2016 dhe 2022 dhe tani ndodhet në Rio de Zhaneiro me familjen e tij, duke medituar për destinacionin e tij të radhës.