Bebe Rexha më e dashuruar se kurrë, poston foto duke u puthur me partnerin në rrjete sociale

0
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka organizuar një festë Krishtlindjeje në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Me këtë rast, ajo ka ftuar mysafirë të shumtë duke nisur nga familjarët e saj, e deri tek miqtë dhe anëtarët e ekipit të saj menaxhues. Mes të tjerash, ajo u shfaq në një fotografi duke u puthur me të dashurin e saj prej kohësh, drejtorin e kinematografisë Keyan Safyari.

Ajo gjithashtu pozoi edhe me të ëmën e saj, Bukurije Rexhën, në festën e veçantë e cila vjen pas një viti të suksesshëm në karrierën e artistes shqiptare.

Bebe Rexha është shqiptarja e vetme e nominuar këtë vit për ceremoninë më të madhe globale të ndarjes së çmimeve muzikore, “Grammy Awards 2023”. Ajo lufton për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, ku është nominuar për këngën e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guetta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu