Çfarë premtimi iu bëri Getinjo banorëve të Big Brother Vip Kosova

0
Gjigandi

Reperi i njohur Getinjo, është një prej banorëve më të komentuar të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Ai ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të përplasjes me konkurrenten Vivien Thano, me të cilën ka krijuar edhe një lidhje brenda shtëpisë. E teksa i kanë qetësuar gjakrat mes tyre, Getinjo  ka qenë  më i relaksuar dhe i qetë me banorët.

Madje në një moment, gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë, reperi ferizajas u ka thënë atyre se po u shpall fitues i këtij edicionit të Big Brother VIP Kosova, do t’ua japë një pjesë të shpërblimit atyre.“Po e them publikisht rastësisht nëse fitoj, 50 mijë euro i ndaj me juve, ku të doni shkojmë”, ka deklaruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Kujtojmë se fituesi  i  Big Brother VIP Kosova fiton 200 mijë euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu