Zbardhet ngjarja e ndodhur në 12 janar, në fshatin Vinjollë të Kurbini, ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150.000 lekë të rinj në një banesë.
Policia ka vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerët.
Autorët me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj.
Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar Egli Duma, 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit Islam Kabili, 30 vjeç, banues në Krujë dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Egli Durma, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.