Google po përgatitet të rikthejë punëtorët e saj në zyrë këtë javë dhe si një bonus shtesë, do t’u ofrojë atyre skuterë elektrikë falas për të ndihmuar në lehtësimin e tranzicionit.
Sipas medieve të huaja, gjiganti i teknologjisë po bashkohet me prodhuesin e e-skuterëve Unagi për të lansuar një program të ri të quajtur “Ride Scoot”, në të cilin shumica e punonjësve të Google me bazë në SHBA mund të rimbursohen për koston e plotë të një abonimi mujor në skuterin elegant të Unagi Model One.
Model One, që shitet me pakicë për 990 dollarë, është një skuter i lehtë me dy motorë me një shpejtësi maksimale prej 32 kilometrave në orë dhe një distancë prej 24 kilometrave.
Themeluesi dhe CEO i Unagi, David Hyman tha se ideja ishte të ndihmonte punonjësit e Google të shkonin në punë – ose edhe vetëm në stacionin më të afërt të autobusit.