Reperi i njohur, Gold AG ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Këtë herë artisti nga Presheva ka bërë të ditur se do të sjell një bashkëpunim me Kreshnik Avdiun.
Arian Agushi (emri i plotë) përmes një fotografi që postoi në Instagram ka zbuluar se kënga lansohet më 2 prill, ditën kur nis muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani.
Foto: Gold AG/Instagram
“2 prill, ora 17:00, diçka e ëmbël për Ramazan”, ka shkruar Gold AG sipër imazhit që ndau me fansat.
Kujtojmë që reperi jo rrallë herë ka realizuar këngë për festat dhe data e rëndësishme si kombëtare apo ato fetare.
Ndërkohë, kënga e rit e fundit mban titullin “Ushtar Kavaja” që erdhi në bashkëpunim me Kastriot Tusha.
/abc24.al/