Goditja nga të nxehtit, fluks vizitash në urgjencën e QSUT, mjekët: Arrestet kardiake më të shpeshtat

0
Gjigandi

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shtuar rastet e arresteve kardiake. Mjekët thonë se në drejtim të numrave jeshil 119 dhe 127, që i përkasin dy spitaleve më të mëdha, urgjencës së QSUT dhe Spitalit të Traumës në Laprakë, janë shtuar thirrjet për ndihmë mjekësore si pasojë e goditjes nga dielli.

“Pas Covid-19, goditja nga dielli dhe ataku kardiak ka shtuar numrin e shtrimeve në urgjencë. Grupet më të prekura janë të moshuarit, veçanërisht pacientët me sëmundje kardio-respiratore, si dhe fëmijët shumë të vegjël. Një rëndësi të veçantë ka njohja e goditjes nga të nxehtit dhe dhënia e ndihmës së parë”, thotë drejtori i shërbimit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

Sipas tij, vala e jashtëzakonshme e të nxehtit, për fat të keq, nuk është pa pasoja në shëndetin tonë, veçanërisht kur nuk respektojmë rregullat për të përballuar këto temperatura ekstreme.

“Është shumë e rëndësishme të parandalosh dhe të veprosh në raste urgjente”, thotë mjeku Brataj.

Sipas tij, temperaturat dhe lagështia e lartë e ajrit mund të shkaktojnë një rritje të furnizimit me gjak të lëkurës, për përballimin e shkëmbimit të temperaturës.

RonaTyra

“Në këto raste, zemra kontraktohet(rreh) më shpejt dhe qarkullon dy herë më shumë gjak në minutë sesa në një ditë normale. Për një zemër të sëmurë është dyfishim i punës”, thotë Brataj.

Mjekët shpjegojnë se nxehtësia dhe djersitja gjithashtu mund të zvogëlojnë sasinë e lëngjeve në trup, ulin vëllimin e gjakut dhe të çojnë në dehidrim. Sipas tyre, nxehtësia mund të ndikojë negativisht tek të gjithë, por duhet t’u kushtojmë vëmendje të madhe atyre që kanë probleme me zemrën, mushkëritë, veshkat, të moshuarit që ndjekin një dietë me pak kripë ose natrium, njerëzit që kanë sëmundje të qarkullimit të gjakut, personat hipertensivë që marrin diuretikë, qetësues dhe medikamente për presionin e lartë të gjakut. Mjekët rekomandojnë për pacientët kardiakë apo me hipertension se në rastet kur marrin shumë ilaçe për hipertensionin, është e rëndësishme të konsultohen me kardiologun ose mjekun e familjes për të verifikuar nevojën për të reduktuar terapinë antihipertensive kur temperatura rritet kaq shumë.

“Vëmendje duhet treguar ndaj disa medikamenteve për zemrën si beta-bllokuesit, frenuesit e ACE, bllokuesit e kanaleve të kalciumit dhe diuretikët. Ato mund të sinergjohen me të nxehtit dhe ekzagjerojnë reagimin e efekteve në trupin tonë ndaj nxehtësisë dhe shpesh duhet të rimodelohen”, thonë mjekët specialistë.

Dhimbje koke, marrje mendsh, dobësi, të përziera, të vjella, lëkurë e thatë, e nxehtë dhe e kuqe, frymëmarrje e shpejtë dhe e cekët, rritje të frekuencës kardiake, konvulsione, humbje të vetëdijes ose urinë e errët. Rreziku real është i shtuar në verë edhe nga frekuenca në plazhe e personave me këto sëmundje kronike, ku shpesh herë mund të çojnë edhe në arrest të papritur kardiak.

Goditja nga të nxehtit prodhon edemë të trurit dhe mund të krijojë mosfunksionim multiorganik dhe multisistemik të tij dhe mund të jetë fatal nëse nuk njihet dhe trajtohet menjëherë. Në rastin e goditjes nga dielli, pasi ta keni çuar pacientin në hije në një vend të freskët dhe të ajrosur, është e nevojshme ta lagni, duke e mbështjellë me rroba të lagura, duke e lagur me ujë ose duke i vendosur copa akulli të mbështjella me peshqir, në të dy anët e qafës, nën sqetull dhe në inguine(në rrëzë të kofshës). Kjo procedurë ftohjeje duhet të zgjasë të paktën 20 minuta, duke pritur që të mbërrijë 127, e cila duhet të thirret menjëherë.

Goditja nga dielli rriskon dhe kategoritë e tjera tē personave në rast se ata lëvizin në orët e pikut, sikurse janë personat që bëjnë aktivitet sportiv. Mjekët rekomandojnë që të mos i kryejnë atë gjatë orëve të nxehta (nga mesdita deri në orën 15:00 sepse dielli zakonisht është më i fortë, duke e vënë personin në rrezik më të madh nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë). Gjithashtu, duhet të hidratohemi duke pirë ujë para dhe veçanërisht gjatë dhe pas stërvitjes. Në përgjithësi, duhen shmangur pijet me kafeinë ose alkool./Marrë nga GazetaSi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu