Gjyshja e Kiara Titos tregon sesi e sheh mbesën e saj brenda shtëpisë së BBV

0
Gjigandi

Gjyshja e Kiara Titos, një nga konkurrenteve të Big Brother Vip, e ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ foli për eksperiencën e mbesës së saj në shtëpi.

Violeta Greca, gjyshja nga ana e mamasë së Kiarës tregoi se është një ndër fanset më të mëdha të saj, ndërsa e ka lënë edhe pa gjumë duke e ndjekur.

“Pa gjumë më ka lënë, në dy orë nga 10 min shkëputje. E ndjek për çdo gjë, dua të jetë e para”, u shpreh ajo.

Violeta tregoi gjithashtu se prindërit e Kiarës jetojnë në Itali ndërsa ato kanë jetuar bashkë.

“Neve si familje na duket shumë mirë, po të kemi parasysh se të jesh edhe ti vetë do thuash ndonjë gjë. Kiara ka tipin ashtu. Kiara siç është atje është edhe në shtëpi.. është vetvetja”, tregoi gjyshja.

RonaTyra

“Nuk do Kiara sherr, nuk i ka qejf debatet”, shtoi ajo.

Për sa i përket historisë me Luizin ajo tha: “Është vetvetja aty ka hyrë vetëm do dalin vetëm tha, rruga se si do ecin se si shkojë është puna e tyre. Ne as e shajmë atë djalin, ai është djalë i mirë me parametrat e veta, ne nuk ndërhyjmë.”

Gjysha e konkurrentes shprehu gjithashtu se Luizi e ka bezdisur Kiarën dhe do të dëshironte që këtë eksperiencë ta vazhdonte vetëm.

Violeta tha se nuk do donte që Kiara të ishte aq e qetë, ndërsa si konkurrente më të fortë përmendi Oltën, teksa shtoi se “ia kishte frikën” në raport me mbesën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu