Duke refuzuar pushimin e hetimeve për një ngjarje të ndodhur nëntë vjet më parë në qytetin e Elbasanit, Gjykata e Lartë ktheu për shqyrtim pranë Apelit të Durrësit, Suel Çelën i njohur ndryshe si Marjus Sula.
I lakuar për një sërë ngjarjesh në qytetin e tij, Suel Çela do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor për heqje të paligjshme të lirisë së Bledar Karaj të cilin dyshohet se morën me automjet dhe më pas e qëlluan me armë zjarri në gjymtyrë.
Për të njëjtin episod sipas Gjykatës së Lartë , çështja do të rivleresohet edhe për të akuzuarin tjetër Endrit Copja. Gjykata e larte sipas vendimit që iu vendos në dispozicion TCH i jep të drejtë prokurorisë dhe kundërshton gjyqtarin paraprak që sipas kolegjit ka kapërcyer kompetencat mbasi duhej të shprehej vetëm për cilësinë e hetimeve dhe jo për mbylljen e dosjes.
Bledar Karaj që në atë kohë administronte një televizion kabllor në Elbasan, fillimisht i permendi emrat e të dyshuarëve në polici kur dhe tregoi se e kishin telefonuar duke i kërkuar llogari për televizorët, por më pas ai u tërhoq nga ky pretendim duke u bërë shkak për arshivimin e hetimeve.
Denoncuesi pas 2013 u procedua për kallzim të rremë edhe pse përgjimet treguan se ai foli me familjarët duke u dakordësuar që të thoshin në polici se nuk njihnin njeri. Por hetimet e rihapen disa vite më vonë pas shkatërrimit me eksploziv të një lokali në pronësi të Endri Copjas ku gjatë kqyrjeve policia gjeti një kartë telefoni. Ky numër rezultoi se ishte i njëjti që telefonoi Karajn përpara se i dyshuari Suel Çela dhe Endri Copja ta hipnin me forcë në automjetin e tyre.