Gjuha Shqipe zyrtarisht në Harvard

0
Gjigandi

Studentët e Universitetit të Harvardit në Masaçusets në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë mundësi të zgjedhin të studiojnë Gjuhën Shqipe. Zyrtarisht ajo është pjesë e kurrikulave të gjuhës.

Lajmi është bërë i ditur nga Harvard Magazine, i cili njofton se Gjuha Shqipe është vendosur në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të lindjes së afërt, krah armenishtes, persishtes, turqishtes ndërsa orët e shqipes elementare kanë nisur që këtë semestër.

Fillimisht ky universitet do të ofrojë kurse për nivelin elementar të Gjuhës Shqipe me synimin që më pas të vijojë dhe me nivelin e mesëm dhe të avancuar.

Përpjekjet për futjen e Shqipes në kurrikulat shkollore u zyrtarizuan në vitin 2022, iniciativë kjo nga një grup shqiptarësh të Malit të Zi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu