Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi i kërkoi Gramoz Ruçit, gjatë seancës së sotme plenare, që parlamenti të rikthehet në normalitet, lidhur me kohën e deputetëve për të folur, por edhe pyetjet për drejtuesit e institucioneve të pavarura që raportojnë.
“Gjendja e jashtëzakonshme mbaroi në 23 qershor, kemi dy ditë që i gjithë vendi nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme, ndaj do të doja që Kuvendi të kthehet në normalitet. Deputetët të merrnin kohën për të folur dhe nëse vijmë dhe dëgjojmë 10 minuta çdo titullar institucioni dhe duhet të bëjmë kërkesë për të bërë debat. Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të kalojmë në gjendje normale”, u shpreh Murrizi.
Nga ana tjetër, sipas Gramoz Ruçit, gjendja e fatkeqësisë natyrore përfundoi, por jo aktet normative që janë miratuar.
Aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit/ Papa: Kuvendi të miratojë rezolutë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së
“PS vonoi seancën. Po bëni pazare me Metën për KLSH ”/ Ruçi-deputetëve: Nuk do përsëritet më
Shkruar nga: top-channel.tv