Gjenden rreth 4,000 objekte të trashëgimisë kulturore në një banesë në Tiranë, arrestohet 61 vjeçari

0
Gjenden rreth 4,000 objekte të trashëgimisë kulturore në një banesë në Tiranë, arrestohet 61 vjeçari
Gjigandi

Policia e Shtetit ka njoftuar sot përmbylljen e një operacioni policor ku janë sekuestruar rreth 4,000 sende të dyshuara si objekte të trashëgimisë kulturore në një banesë në Tiranë dhe ka vënë në pranga poseduesi e objekteve.

Pas një pune hetimore disa javore, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Shyqyri Brati”, kanë gjetur rreth 4,000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme.

Policia ka publikuar pamje nga shtëpia e mbushur me sende me vlerë.

“Në bashkëpunim me specialistët dhe ekspertët e Institucioneve të Specializuara në Ministrinë e Kulturës vijon puna për inventarizimin e këtyre objekteve dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale

RonaTyra

“, ka shtuar policia, duke shtuar se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu