Gjakovë/ I riu ngacmon seksualisht një të mitur, “Hajde afrohu”

0
Gjigandi

U kërkua nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, caktimi i masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj një personi për ngacmim seksual. Mediat vendase shkruan se sipas njoftimit të prokurorisë i dyshuari e kishte ndjekur me biçikletë të miturën duke përdorur shprehje si “Hajde të të puth” “Hajde afrohu”.

Njoftimi i Prokurorisë:

“I dyshuari G.P.,  e ngacmon seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila derisa ishte në shoqëri të dëshmitares së mitur, i dyshuari i ndjek nga pas me biçikletë, dhe tërë kohës të dëmtuarës i ishte drejtuar me fjalët “Hajde të puthi”, “Hajde afrohu”, e fjalë të tjera degraduese dhe poshtëruese, dhe pasi që e dëmtuara e mitur së bashku me dëshmitaren e mitur takojnë babin e  kësaj të fundit,  në ato momente i dyshuari largohet ne drejtim te pa njohur”.

Prokurori i rastit ndaj të dyshuarit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu