Georgina Rodriguez ka këmbëngulur se ajo është një grua e vetë-arritur në jetë dhe nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga vlera neto e fitimeve të Cristiano Ronaldos prej 373 milionë funtesh (443 milionë euro).
Ish-punonjësja e butikut, 28 vjeçe, u mburr se si ka ‘miliona’ të sajat dhe është ‘krenare’ që menaxhon karrierën e saj si influencere me 37.5 milionë ndjekës në Instagram, shkruan
DailyMail
.
Ajo i tha edicionit spanjoll të revistës Forbes: “Për sa i përket parave, do të duhet të më falni, por unë preferoj të mos flas se sa miliona ka në llogarinë time bankare”.
“Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat si rezultat.
“Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar vetë ato që kam në bankë”.
Georgina vazhdoi të zbulojë se ajo është ‘një shoqe e shkëlqyer’ me Marta Ortega, e cila do të marrë postin e presidentes së “Inditex” nga babai i saj miliarder Amancio në prill.
Lojtari i Manchester United filloi të takohej me bukuroshen brune gjatë periudhës së tij në Real Madrid, kur ajo punonte në një dyqan “Gucci” në vitin 2016.
Në dokumentarin e saj të fundit në Netflix, me titull “I Am Georgina”, ajo tha: “Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por unë gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale”.
Bukuroshja argjentinase aktualisht është shtatzënë në pritje të vinjakëve – një djalë dhe një vajzë – me partnerin e saj futbollist, Cristiano dhe pritet të lindë në prill.
Ylli portugez është tashmë baba i Cristiano Jr., 11 vjeç, nëna e të cilit nuk është zbuluar publikisht, binjakëve Eva dhe Mateo, katër vjeçarë, të cilët erdhën në jetë nga një nënë surrogate, dhe Alanas, gjithashtu katër vjeçe, të cilin e ka me Georginan.
/abc24.al/