Gent Zenelaj ka një koment për lojën e mikut të tij në “BBV”

0
Gjigandi

“Big Brother Vip” dhe personazhet e këtoj edicioni kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar në “Pardon My French”, ku nuk ka shpëtuar pa komentuar edhe një nga miqtë e tij që ndodhet në “BBV”, Amos Zaharian.

Aktori pranoi se shoku i tij ka një “humor të zi”, por u shpreh se pavarësisht kësaj nuk e justifikon keqdashësinë e komentuesve.

“Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmjet ekranit më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt,”-tha aktori.

“Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst,”-shtoi Genti.

A ka Amosi një lidhje jashtë?

RonaTyra

“Këtë nuk di të ta them sepse unë nuk ndërhyj”,- përfundoi Genti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu