Për 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nuk mungoi urimi as nga këngëtari, Genc Prelvukaj.
Genci ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale ku shfaqet me veshje me motive kombëtare bashkë me partneren e tij nga Shqipëria, Eni Koçi.
“Veshja e bardhë e flamuri i kuq me shkabë të zezë, kanë rrugëtuar shumë gjatë me shqiptarët. Në çdo dasmë e mort, luftë e kuvend, i kemi bartur me nderë e ruajtur me jetë”, u shpreh ai.
“Me zjarr e shpatë na kanë rrudhur si popull, copëtuar si territor, përzënë e vrarë si njerëz, por kurrë nuk na tjetërsuan e zhdukën. Ne mbetëm shqiptarë, sepse gjaku nuk na duron emra tjerë”, vazhdoi më tej krijuesi i hitit “Albanian”.
E në fund, Genci shpreson që të hiqen tërësisht kufijtë e të jemi një shtet i vetëm duke shtuar: “Urime ditën më të bukur që kemi si popull. Paçim jetë të shohim kur shporren kufijtë dhe marrim frymë në një shtet të vetëm”