Gazetarja rrëfen e përlotur humbjen e bashkëshortit: Covid-19 më mori dashurinë e jetës, vajzën…

0
Gjigandi

Gazetarja Odeta Gjevori, mes lotësh ka rrëfyer humbjen e bashkëshortin të saj nga Covid-19.

Partneri i saj prej 10 vjetësh, Juli, humbi jetën gjatë pandemisë së Covid-19 në moshën 35-vjeçare, ndërkohë kur fatkeqësia ndodhi vogëlushja e tyre ishte vetëm 2 muajshe. Ajo ka treguar se pas humbjes së bashkëshortit ju desh shumë forcë për të marrë veten dhe se gjithçka ndryshoi.

“Unë isha dhe shtatzënë në atë periudhë dhe ruheshim çik më shumë për arsye të shëndetit. Por ndonjëherë gjërat janë të caktuara nga Zoti dhe ndodhin ashtu siç ndodhën. Për ironi ka persona që nuk janë ruajtur fare ose me një shëndet të ligë. Juli nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht kështu ndodhi”,– shprehet Odeta.

“Kishim 10 vite që njiheshim, kemi punuar në 3 televizione bashkë sepse Juli mbulonte pjesën e teknikës domethënë operator tek pulti, montazhier tek lajmet në Klan. Në 3 televizione kemi bashkëpunuar. Ka qenë dhe e bukur sepse bashkë me njëri-tjetrin, aty ziheshim, aty pajtoheshim. 7 vite bashkëjetesë, pastaj nga gjithë kjo dashuri e madhe erdhi Hana, drita jonë. Hana është ai simboli i dashurisë që kisha unë me Julin, është vajza ime që është 2 vjeç e 3 muaj, është si Hanë, siç ka emrin.

Ishte shumë e vështirë sepse unë kam pasur gjithmonë mbështetjen e Julit dhe në momentin që ndodhi kjo sikur m’u prenë krahët, sikur iku gjysma më e mirë. Sapo linda vajzën, pas dy muajsh ndodhi fatkeqësia. Isha akoma në atë pjesën e përhumbjes, nëse do ta themi kështu, nuk isha akoma e vetëdijshme se çfarë ndodhi. Më është dashur shumë forcë që ta përballoja rikthimin në punë dhe për këtë falenderoj prapë familjen time por edhe kolegët e mi që më sugjeruan që të vija më përpara në punë.

RonaTyra

E kisha shumë të vështirë në fillim sepse mori një kthesë ndryshe jeta. Më përpara banoja këtu, tani jam kthyer tek prindërit e mi dhe duhet ta bëj për shkak të vajzës duke qenë se nuk e kam në çerdhe çdo ditë Tiranë-Elbasan. Më duhej të mësoja makinën e shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë superohet, arrihet nëse e do diçka. Jemi këtu ku jemi sot”,- përfundon rrëfimin e saj Odeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu