Gazetarja e njohur: E shoh që po vuan, Kiara po i bëhet barrë Luizit

0
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme në reality show-n Big Brother VIP pati një nominim të pazakontë. Banorët më të nominuar patën imunitet dhe në nominim dolën ata që nuk u nominuan. Ditën e sotme, gjatë një interviste gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu, ka folur për gjithçka në lidhje me BBV.

Por, si e shikon Fatma rihyrjen e Kiarës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

“Më vjen keq për Kiarën, e shoh në një moment tepër të vështirë. Në fillim nxori shpatën, ishte me atë nervin e saj sepse jashtë u përball me një inat dhe histeri të pashpjegueshme. Ka situata që më ngre nervat dhe i mendoj ndryshe.

Kiara është vajzë e mirë, e edukuar por nuk është lojtare e mirë, loja e saj ka qenë Luizi. Deri në momentin që doli ishte diçka, kur u fut pati një shndërrim. Mendoj që e ka humbur busullën sepse Kiara nuk është arrogante, duket sikur është e detyruar, sikur po t’i kthehet Luizit do e sulmojnë, është në një mëdyshje të madhe me veten, e shikoj që vuan. Mendoj që ka bërë gabim që u rifut për të suportuar Luizin.

Për çfarë shërben kjo në fund të ditës, thjesht i bëhet barrë atij. Kiara ka kuptuar që ky qëndrimi që po mban nuk po i bën nder, nuk po e pëlqejnë as në këtë version. Në fund të ditës nuk do t’i pëlqesh kurrë të gjithëve. Nuk duhet të ndikohemi, por t’i bëjmë gjërat siç i ndiejmë ne jo siç i ndiejnë të tjerët. Kiara tani është në një dilemë të madhe, do t’i bënte mirë të dilte, të qartësohet sepse këtij mileti nuk i dilet”, u shpreh Fatma.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu