Gazetari për kapjen e Spartak Dyrmishit: U vetëdorëzua, policia e mashtroi pasi e ekstradoi drejt Greqisë

0
Gjigandi

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e shqiptarit, Spartak Dyrmishit i cili akuzohet për përdhunim në Greqi.

Hoxha në ‘Abc’ tha se Dyrmishi nuk është kapur nga policia e Vlorës por ai është vetëdorëzuar.

Sakaq thekson se 45-vjeçarit i është premtuar se nuk do të ekstradohet menjëherë por do të pritet vendimi i gjykatës, por policia e Vlorës sapo i ka vënë prangat e ka dorëzuar direkt në kufi tek pala greke.

“Ai i ka ikur policisë. Ka qenë një oficer i policisë që ka shkuar ta takojë. I ka thënë se duhet të dorëzohesh dhe do gjykohesh në Shqipëri. Iu ofruar garanci se nuk do ekstradohet. Ai ka hipur në makinë e oficerit dhe është dorëzuar. Në këtë moment policia nuk ka ndjekur asnjë procedura ligjore dhe e ka nisur me furgon drejt Greqisë dhe e ka dorëzuar atje. Kjo është e paprecedentë. Me Greqinë hera e parë që ndodh. Se ai u dorëzua, dhe ai u deportua dhe nuk u bë me vendim gjykate për kushtet e ekstradimit. Është dorëzuar menjëherë dhe autoritet tona nuk duhen të gënjejnë. Sot duhet të njoftojnë familjarët se cilat procedura kanë ndjekur për dorëzimin e tij”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu