Gazetari Laze: Prokurori Klodian Braho mbron mafien e mikrokredive, nuk denjon të lexojë provat e denoncimeve!

0
Gjigandi

Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, gazetari dhe editori i Priza.al Elio Laze lëshoi akuza të forta ndaj prokurorit të SPAK Klodian Braho dhe ndaj Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Gazetari Laze u shpreh se zyrtarë të lartë dhe institucione kanë abuzuar me detyrën duke mos hetuar apo parandaluar vjedhjen që i bëhet qytetarëve nëpërmjet mikrokredive. Konkretisht gazetari Laze denoncoi se në vitin 2023, muaji nëntor është depozituar në SPAK një kallëzim penal, me plot 18 kuti me prova kundër institucioneve të mikrokredive. Sipas tij këto dosje nuk janë marrë për hetim nga Prokuroria e Tiranës.

“Shqipëria është më keq se Bangladeshi dhe në këtë kuadër edhe kjo pjesa e mikrokredive kështu do të shkonte. The që do flasim për këta që duan të na marrin dhe 500 mijë lekshat e xhepave, ne as që do të ishim mbledhur e as do të ishim duke diskutuar. Këtu flitet një histori miliardëshe.

Këto institucionet e mikrokredive sot që flasim kanë në portofolat e tyre 100 mijë jo klientë por 100 mijë debitorë. 100 mijë persona me probleme që sot po i sekuestrojnë, jo vetëm ato 500 mijë lekshat e pagës, e bukës së gojës, e ilaçeve, por po i sekuestrojnë pronat shtëpitë e tyre, për disa borxhe, për disa bishta prapambetje të viteve 2007, 2008, 2009, dhe sot kanë arritur në marrin dhe të shesin jo vetëm në Tiranë, bashkë me përmbarues të ndryshëm, por edhe në qytete të ndryshme, rreth 1000 prona të paluajtshme.

Pra për borxhe 1 milion, 2 milionë lekë të vjetra, deri në 6 milionë lekë të vjetra, njerëzve i janë shitur 1000 prona, dhe letrat e njërës prej tyre i kam unë këtu. Për një borxh rreth 11 milionë lekë të vjetra, personit i kanë në nxjerrë në shitje shtëpinë dhe kjo është pjesa më e rëndë që e bën një plagë sociale këtë histori.

RonaTyra

Banka e Shqipërisë, ka një rol rregullator, por në të vërtetë prej vitesh Banka e Shqipërisë është bërë bashkëpunëtore në këtë skemë”, tha gazetari Laze.

Prokurori i SPAK sipas gazetari, është Klodian Braho, të cilin editori i Priza.al e denoncon publikisht se as nuk ka denjuar të hapë kutitë me prova për denoncimin penal.

Ndërkohë akuza të rënda ka lëshuar edhe për anëtarë apo ish anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë të cilët sipas gazetari kanë firmosur dhe vulosur që këto institucione mikrokredie të bëjnë kërdinë./Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu