Faktet / Si përfunduan paratë e rindërtimit në xhepat e gazetares Ola Xama. A është kjo arsyeja që përdori BIRN për të mbrojtur Arben Ahmetajn dhe sulmuar Erion Veliajn?

0
Gjigandi

Ashtu siç edhe sinjalizoi Prapaskena, një pjesë e parave të Rindërtimit kanë përfunduar në xhepat e gazetares së BIRN, Ola Xama allias Basjola Pandeli, përmes një skeme të kamufluar me nënkontraktime dhe familjarë, nën dyshime të forta ndikimi të paligjshëm, trafiku influencash dhe keqpërdorimi të akseseve në media.

(Ilir Pandeli dhe Ola Xama, bashkëshortë)

Paratë kanë kaluar nga firmat që kanë përfituar drejtëpërdrejtë tenderat miliona euro të rindërtimit, mes të cilave Furst Koloss, drejt kompanisë Krioform, me nipt M22224037O, me bashkëpronar, Ilir Pandeli, i cili është bashkëshorti i gazetares Ola Xama.

Ministria e Rindërtimit, për periudhën 2019-2022, është drejtuar nga Arben Ahmetaj, sot në kërkim nga drejtësia për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkaq, Ola Xama allias Basjola Pandeli, në shkrimin e parë publikuar te BIRN për dosjen e SPAK-ut për Arben Ahmetajn, çuditërisht vuri në dukje ‘heroizmin’ e Arben Ahmetajt, i cili paskërka kundërshtuar projektin për inceneratorin e Tiranës, si dhe rolin e Erion Veliajt, i cili kishte propozuar projektin.

RonaTyra

Në 320 faqe dosje të SPAk-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, Ola Xama gjeti dhe reflektoi në shkrim pikërisht disa paragrafë për kryebashkiakun e Tiranës.

Jo vetëm kaq. Por, edhe në një qëndrim të saj për dosjen ‘Buka’, me të pandehur Arben Ahmetajn, gazetarja kërkoi që të hetohej Erion Veliaj.

Edhe pse gazetare, zonja Xama allias Pandeli është në të drejtën e saj për të manovruar me qëndrime mes funksionarëve dhe ish funksionarëve publikë, për të marrë në mbrojtje ish ministra në kërkim nga drejtësia e re apo për të sulmuar ‘armiqtë e tyre të brendshëm’. Të marrë ose jo porosi nga Arben Ahmetaj dhe madje, nëse do, të ftojë në duel Erion Veliajn në emrin e tij.

Por mediat nuk mund të heshtin kur tentohet përdorimi dhe përfshirja e BIRN, një nga mediat me reputacion dhe serioze në vend, e cila mbështetet nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Ambasada Amerikane në Tiranë ndoshta nuk pajtohet me çdo shkrim të BIRN. Por, për Ambasadën Amerikane, e cila ka qenë dhe mbetet pikë reference për zhvillimet demokratike në Shqipëri, do të ishte e papranueshme që politikanë në kërkim për korrupsion, të fusin hundët dhe të përdorin BIRN për interesat, pazaret dhe llogaritë e tyre, përmes gazetareve të blerë me para publike.

Rrethanat faktike, si përfunduan paratë e rindërtimit në xhepat e gazetares Ola Xama

Në një padi drejtuar Gjykatës së Tiranës, në të cilën pretendon se Prapaskena ka shpifur kundër saj, gazetarja Ola Xama zbulon se emrin i saj i vërtetë është Basjola Pandeli.

Ilir Pandeli allias El Pandeli është bashkëshorti i gazetates Ola Xama allias Basjola Pandeli. Çifti bashkëshortëve rezultojnë se firmosin bashkë edhe kontrata për shitje-blerje aksionesh në kompani të ndryshme.

Ilir Pandeli ka qenë aksioner në të paktën pesë kompani; Krioform, Virdelin, Vier Creative, IDF Sports si dhe Ilir Pandeli person fizik.

Prapaskena ka arritur të verifikojë deri më tani veprimtarinë dhe transaksionet e kompanisë se dyerve dhe dritareve Krioform.

Firma Krioform është themeluar me 10 tetor 2022 nga Ilir Pandeli, Rezarta dhe Admir Asllani, me kapital 100 mijë lekë, me objekt tregetimi dhe punimi i mobiljeve, punime duralumini etj.

Nga janari 2023, kompani të ndryshme kanë kaluar në llogari të kompanisë Krioform dhjetëra mijëra euro, për shërbime ende të paidentifikuara.

Mes të tjerave, në 10 mars 2023, Krioform, me aksioner bashkëshortin e Ola Xamës, ka lëshuar një faturë me vlerë 3 420 000 lekë ose rreth 34 mijë euro për kompaninë Furst Koloss, me nipt J63229454K, përfituese e parave publike për rindërtimin dhe e lidhur me inceneratorin e Fierit.

Furst Koloss, me pronar dhe administrator Ellton Kollozi, në 18 maj 2021 është shpallur fituese e tenderit me vlerë rreth 5 milionë euro, me objekt ‘Rikonstruksioni i godinave Nr.20-21; Nr. 22-23, në RSU Nr.1′, në kuadër të programit të rindërtimit.

Kompania Furst Koloss (ish “NDERTIM MONTIMI PATOS”), pasi ka marrë tenderin e rindërtimit, i ka kaluar një pjesë të parave kompanisë së bashkëshortit të gazetares Ola Xama.

Furst Koloss ka 30 % të aksioneve në kompaninë Integrated Technology Waste Treatment Fier, përfituese e koncensionit për ndërtimin dhe administrimin e inceneratorit të Fierit.

Sipas dosjes së SPAK, diktuesi dhe koka e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit është pikërisht Arben Ahmetaj. (Asnjë gazetar nuk shtron një pyetje: Pse Ahmetaj nuk kundërshtoi inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, por vetëm Tiranën? A nuk financoheshin që të tre me paratë publike?)

Ndërkaq, një nga pronarët e inceneratorëve ka banuar në pallatin Ambasador 3, aty ku banojnë çifti Ola Xama dhe Ilir Pandeli.

Furst Koloss ka qenë më herët në pronësi të Ministrisë së Financave, ministri e cila është drejtuar nga Arben Ahmetaj gjatë periudhës 2016-2019.

Ndërkaq, pasi kanë marrë paratë nga kompania e lidhur me inceneratorët Furst Koloss, bashkëshorti i Ola Xamës, Ilir Pandeli i ka shitur aksionet shtetasit Admir Asllanajt.

Në kontratën e siguruar nga Prapaskena rezulton se shitja e aksioneve është miratuar edhe nga Ola Xama allias Besjola Pandeli, në cilësinë e bashkëshortes së Ilir Pandelit.

-Cilat janë kompanitë e tjera që kanë kaluar dhjetëra mijëra euro në llogari të kompanisë së burrit të gazetares Ola Xama dhe a kanë përfituar para publike?

-A kanë transaksione të dyshimta kompanitë e tjera Virdelin, Vier Creative, IDF Sports si dhe Ilir Pandeli person fizik?

-A do ta marrin sërish në mbrojtje gazetaren e kompromentuar të Birn Ola Xama allias Basjola Pandeli rrjeti i gazetarëve me vila në Rolling Hills, me makina luksoze dhe shtëpi te Ambasador 2, i zhvatësve të donacioneve të BE-së si në bujqësi, i dylberëve me emër heronjsh dhe i maniakëve të televizioneve, i ‘peshqirave’ dhe i purove? Vijon…/prapaskena

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu