Gaza rrethohet nga të katër anët, i ndërpriten dritat dhe uji teksa ushtria izraelite “bëhet gati të hyjë me 300 trupa” (VIDEO)

0
Gjigandi

Rripi i Gazës është në bllokadë të plotë teksa zyrtarët e lartë izraelitë kanë vendosur të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike në territorin e banuar nga palestinezë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant njoftoi të hënën se ai ka urdhëruar një “rrethim të plotë” të Rripit Gazës, duke mos lejuar ushqime, karburante apo energji elektrike të hyjë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

“Ne po luftojmë terroristët barbarë dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Gallant.

Bombardimet në Gaza

Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se 123,000 banorë të Gazës janë shpërngulur, teksa ushtria izraelite vijon të bombardojë objektivat që thotë se kontrollohen nga Hamasi.

RonaTyra

Përveç një banke, gjatë ditë së sotme, shënjestër e goditjes me raketa ka qenë edhe universiteti i Gazës, së bashku me disa godina përreth.

Raportime të pakonfirmuara thonë se Izraeli ka mbledhur një ushtri prej 300 mijë trupash, që po përgatiten të hyjnë në Gaza, çka nëse do të ndodhë në orët e ardhshme, do të mund të shkaktonte një eskalim të konfliktit në të gjithë rajonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu