Rritet çmimi i naftës, lufta në Lindjen e Mesme ndikon në bursa

0
Gjigandi

Lufta në Izrael ka ngritur shqetësime në tregje. Ndryshimet e para kanë prekur naftën, ku çmimi në bursa është rritur 4% brenda një dite.

Çmimi e naftës është rritur për shkak të situatës në Izrael dhe Gazë. Kuotat në bursa tregojnë se një fuçi me naftë të papërpunuar në Londër, është rritur 4%, duke kapur nivelin 88 dollarë. Rritje me 4% ka pësuar edhe nafta që kuotohet në bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Inflacioni, frika e një rënieje ekonomike globale dhe korrigjimi i çmimeve në muajt e fundit i kishin ulur çmimet e naftës në SHBA nga rreth 95 dollarë për fuçi disa javë më parë, në pak mbi 80 dollarë javën e kaluar. Por situata ndryshoi me shpejtësi pas konfliktit në Izrael.

Prej ditës së shtunë, lufta ka prekur një territor të kufizuar, e që nuk është prodhues i arit të zi, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global.

Ky faktor, së bashku me frikën e përshkallëzimit të konfliktit dhe ndikimit që të mundshëm të Iranit në luftë, ka shkaktuar pasiguri në tregje.

RonaTyra

Një zëdhënës i Hamasit, grupi militant palestinez, deklaroi se grupi kishte mbështetje të drejtpërdrejtë për lëvizjen nga Irani, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Irani mohoi përfshirjen në sulm në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork të dielën, por presidenti i vendit Ebrahim Raisi ka shprehur mbështetjen për sulmin.

Pasiguria se si mund të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim mund të nxisë rritje të mëtejshme të çmimeve, që mund të prekin shifrën 100 dollarë për fuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu