Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e vrasësit të Saimir Jakut, në vitin 2016-të.
Burime për median bëjnë me dije se autori i vrasjes Dorjan Keqi është arrestuar fillimisht pasi drejtonte automjeti në gjendje të dehur, por në polici iu morën shenjat e gishtërinjve. Kujtojmë se pas vrasjes së ish-drejtorit të Tensionit të lartë në fshatin Skuraj u gjet një automjet i djegur që dyshohej se ishte përdorur në krim, ku poshtë makinës u zbulua bidoni i benzinës dhe në të u gjet një gjurmë gishti.
Pas krahasimit me gjurmën e gishtit, rezultoi se gjurmët e gishtërinjve ishin të njëjta me atë të makinës së djegur në 2016, ku ai autor kishin Dorjan Keqin.
Pavarësisht se policia e shiti si një operacion të suksesshëm, mesa duket vrasësi nuk do të zbulohej kurrë nëse nuk do të kapej për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Kujtojmë se ngjarja ka 6 vite nën hetim por policia nuk mundi të gjente asnjë lloj gjurme, për atyre të gishtërinjve e cila është një procedurë e zakonshme e policisë, pasi drejtimi i automjetit në gjendje të dehur përbën gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet në qarkun e Elbasanit, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.
Shërbimet e Komisariateve në varësi të DVP Elbasan, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Renea, kanë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave. Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar 171 mjete, 15 nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, në të cilat nuk u konstatuan veprimtari apo sende të kundërligjshme.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun.