Vrasja në Gjirokastër/ Autori e qëlloi me gur në kokë, më pas u përpoq ta ndihmonte, por…

0
Gjigandi

60-vjeçari Andrea Xhavarra humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u konfliktua me një bashkëfshatar të tij në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

Top Channel mëson se autori Jano Koleta, i cili u ndalua në banesë menjëherë pas ngjarjes, e ka qëlluar me gur në kokë viktimën në debat e sipër.
Më pas ai është përpjekur ta ndihmojë por goditja rezultoi fatale.
Debati mes tyre dyshohet se kishte motive pronësie ndërsa ka ndodhur në prani të disa dëshmitarëve.
Policia ndërkohë ka shoqëruar edhe 4 persona të tjerë që e kanë parë ngjarjen.
Informacion paraprak nga policia për ngjarjen
Rreth orës 20:30 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta).
Në komisariatin e Policisë Gjirokastër janë shoqëruar disa persona.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu