Kandidati i Partisë Demokratike për Lushnjën Indrit Sefa ka nisur një fushatë derë më derë për t’i kërkuar qytetarëve votën për drejtimin e Bashkisë.
“Kam ardhur t’ju kërkoj votën. PS ka 15 vjet që qeveris Lushnjën dhe e ka lënë në këtë gjendje, e kane lënë në mëshirë të fatit vendin, ne do bëjmë ndryshimin”, tha
Sefa.
Kandidati demokrat kërkon besimin për 1 vit, ndërsa zotohet se nuk do të bëjë dallime partiake nëse fiton zgjedhjet.
“Detyra ta vejmë bashkinë në punë, unë kërkoj mandat 1 vjeçar . Do kem dyert e hapura për të gjithë, nuk do diferencoj qytetarët”,
theksoi ai.
Kandidati Indrit Sefa ka sfiduar dy rivalët e tij duke i ftuar në debat publik.