Fushata e Eriselda Sefës në Lushnjë/ Kandidatja e PS-së: Bujqësia në fokus të mandatit tim

0
Fushata e Eriselda Sefës në Lushnjë/ Kandidatja e PS-së: Bujqësia në fokus të mandatit tim
Gjigandi

Fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit Edi Rama ia ka deleguar drejtuesve te qarqeve.

Në Lushnjë, Taulant Balla kërkoi mbështetjen e socialistëve për Eriselda Sefën.

“Ne na duhet që Edi Rama dhe Eriselda Sefa të punojnë të dy së bashku në të njëjtin drejtim që ne të marrim investime në Ballagat  në Lushnjë. Kryetarja e ardhshme do të jetë në krye të detyrës. Të bëjë transparencë dhe t’i tregojë popullit të Lushnjës ku shkon çdo qindarkë. Kush guxon të fusë duart të paret e popullit të Lushnjës, të shkojë para drejtësisë”.

Kandidatja socialiste kërkoi besimin e lushnjarëve për të vijuar projektet e nisura. Bujqësia do te jete fokusi i mandatit te saj.

“Kemi  marrë iniciativë  të madhe me stafin që nga  data 19 në 21 maj do të zhvillojmë panairin më të madh rajonal të bujqësisë që do bëjë promovimin e bujqësisë dhe do sjellim kompanitë të ndryshme për të zhvilluar turizmin”.

RonaTyra

Objektivi i socialistëve është që në vitin 2025, prodhimi bujqësor të shkojë në  1 miliard dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu