Të shtëna me armë në Lezhë, qëllohet drejt një automjeti ML në lëvizje

0
Të shtëna me armë në Lezhë, qëllohet drejt një automjeti ML në lëvizje
Gjigandi

Të shtëna me armë janë shënuar në dalje të Lezhës rreth orës 20:00. Korrespodenti i Panorama.al bën me dije se një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër tip foristradë, Benc ML.

Mësohet se kemi të bëjmë me një atentat ndaj dy personave të cilët po lëviznin me forisdradë. Si pasojë e të shtënave me breshëri automatiku mjeti tip ML ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë qenë objektiv i atentatit. Dyshohet se ata janë me origjinë nga Miloti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të atentatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu