Ish-gjenerali Albert Mullai ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania, ku tha se organizmi i ushtrisë Izrealite është pika më e fortë nga pikëpamja e fuqisë luftarake. Sipas tij njësitë ushtarake izraelite janë të afta të luftojnë më vete, gjë që u rrit shumë pavarësinë dhe eficencën.
Ai tha gjithashtu se Izraeli ka ushtrinë më të mirëmbështetur teknologjikisht në botë, pas Amerikës, sipas tij ata kanë armët më moderne dhe për këtë i ka ndihmuar SHBA.
Izraeli në rang rajonal është e para. Është një nga ushtritë më mirë të mbështetura teknologjikisht, prodhon çdo gjë vetë dhe në luftën kibernetike janë thuajse të parët në botë, pas amerikanëve, janë të parët në botë. Kanë një popullsi 97% të arsimuar dhe të edukuar kryesisht me arsim të lartë gjë e cila u jep përparësi në përdorimin e teknologjisë, gjë që është shumë e rëndësishme se kombinon forcën njerëzore me forcën ushtarake.
Sa u përket numrave ajo ka një ushtri rreth 169 mijë, 170 mijë forca aktive dhe rreth 500 mijë forca rezervistë, në kohë luftë mund të gjenerojë 3.1 milionë ushtarë, një vend kaq i vogël. Është një fuqi shumë e madhe dhe shpenzon 24.3 miliardë dollarë në vit për fuqinë e mbrojtjes, 3.2 miliardë janë ndihmë e SHBA-ve. Ata kanë 600 e ca avionë prej të cilëve 365 janë supermodern, fjala e fundit e teknologjisë”,-tha Albert Mullai.