Frika nga koronavirusi ndal dhurimin e gjakut, apeli i fortë i mjekëve

0
236
frika-nga-koronavirusi-ndal-dhurimin-e-gjakut,-apeli-i-forte-i-mjekeve
Gjigandi

Situata e krijuar nga koronavirusi, ka vënë në vështiresi qendren kombëtare të transfuzionit të gjakut, duke e lënë me mungesa. Nga frika dhe paniku i krijuar, dhurimi i gjakut ka rënë ndjeshëm. Mjekët apelojnë dhe bëjnë thirrje, duke sqaruar se dhurimi nuk sjell komplikacione dhe nuk ndikon ngativisht në imunitetin e qytetareve.

“Koronavirusi nuk përhapet përmes gjakut. Duke zbatuar të gjitha rregullat e sterilitetit, nuk rrezikojnë shëndetin e tyre duke dhuruar gjak. Të mos harrojmë se ka pacientë që cdo ditë ka nevojë për gjak. Prandaj duhet të solidarizohemi”

“Ka shumë nevojë për gjak, sidomos për fëmijët talasemikë dhe emergjencat e ndryshme mjekësore dhe të sëmurët kronikë” thonë mjekët

Thirrjes se mjekëve i është përgjigjur kabineti i presidentit Ilir Meta të cilët kanë dhuruar gjak, e kjo edhe si fushate sensibilizimi.

Tedi Blushi: “Fëmijët talasemikë kanë shumë nevojë për gjak për shkak se janë ndërprerë dhurimet për shkak të koronavirusit. Në emer të presidentit bëj thirrje për më shumë kujdes e panik”

 Drejt Qendrës Kombetare te Transfuzionit te Gjakut, ishte nisur edhe presidenti Ilir Meta, por iu desh te kthehej ne rrugë, pasi ai priti në zyrën e tij Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez, me të cilin ka diskutuar lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet shtetërore për përballimin e coronavirusit. Presidenti ripërsëriti mesazhin për më shumë kujdes në zbatmin me rigorozitet të protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu