Francë, rritje historike pagash për mjekët

0
Gjigandi

Franca ka aprovuar një rritje rrogash të përshkruar si historike në vlerën e 8 miliardë eurove për punonjësit e shëndetësisë, rolin e të cilëve në luftën kundër pandemisë qeveria e ka vlerësuar mjaft.

Marrëveshja u nënshkrua një ditë më parë me sindikatat e tregtisë pas javë të tëra negociatash. Në bazë të saj, do të ketë një rritje mujore prej 183 eurosh. Punonjësit e shëndetësisë në vend janë lavdëruar përgjatë gjithë pandemisë me shfaqje të rregullta të vlerësimit të publikut.
Por ata donin më shumë sesa thjesht mirënjohje dhe kanë protestuar me kërkesat për rritje rroge dhe financimin më të mirë për spitalet. Njoftimi erdhi në kohën kur vendi përgatitet të kremtojë pa pompozitetin e zakonshëm festën kombëtare të Ditës së Bastijës.
“Ky është një moment historik për sistemin tonë shëndetësor”, tha kryeministri i Jean Castex, pas nënshkrimit të marrëveshjes për rritje pagash. Më shumë se 30.000 vdekje dhe 200.000 infektime janë regjistruar në Francë nga Covid 19, ç’ka e bën atë njërin prej vendeve më të goditura prej sëmundjes në Europë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu