Këtë të enjte deputetët e Kuvendit janë mbledhur për seancë plenare. Ndërkohë në disa foto të shkrepura nga LSA shihet se deputetët duket se e kanë harruar ‘Covid-19’, pasi nuk kanë qenë të pajisur as me maska as me doreza.
Më parë Zyra e shtypit të Legjislativit njoftoi dje se seanca e sotme do të ishte me të njëjtat masa si të kaluarat, pra me masat e nevojshme të parashikuara për të frenuar përhapjen e Covid-19, madje gazetarët nuk janë lejuar në sallë.
Për më tepër ju ftojmë të shikoni galerinë e mëposhtme të deputetëve teksa hyjnë në Kuvend.
Shkruar nga: top-channel.tv