Foto/ U diagnostikua me kancer, infermierja 28-vjeçare rrëfen të gjithë vështirësitë

0
Gjigandi

Një infermiere në Britaninë e Madhe, është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës, pasi mjekët i gjetën një tumor me madhësi sa të një topi tenisi. Infermierja Denstiny Wade, 28-vjeçe, kishte programuar të niste disa seanca kimioterapie në muajin mars, mirëpo pandemia e koronavirusit anuloi të gjithë planet. Denstiny tha për mediat vendase se e kuptoi sëmundjen pasi gjatë marrëdhënies seksuale me bashkëshortin kishte gjakderdhje, megjithatë thotë se nuk i kishte shkuar kurrë mendja që në trupin e saj mund të kishte kancer.

“Simptomat e para mu shfaqën në shkurt. Kisha gjakderdhje pas seksit, por të them të drejtën nuk mendoja se kisha kancer. Në mars kisha një kontroll në spital, por ato u shtynë për shkak të COVID-19. Mjekët më thanë që isha shumë e re dhe paraprakisht mendonin që nuk kisha kancer. Një natë kisha gjakderdhje shumë ekstreme dhe kisha dhimbje në organet e brendshme. Fola me mjekun e familjes dhe përsëri më tha të qetësohesha, se mundësia që të kisha kancer ishte thuajse zero”, tha Denstiny.
Më tej ajo shtoi:
“Më pas pas një kontrolli, kur masat anti-covid filluan të lehtësoheshin, mjeku që më vizitoi më tha për ekzistencën e virusit. Nëse do të kurohesha atëherë duhet të hiqja dorë nga ndjesia e të qenit nënë. Por fatmirësisht, një ndërhyrje tjetër për zhvendosjen e vezores, bëri që të mos kem probleme me shtatzëninë. Fatmirësisht tashmë pas disa seancash kimioterapie, ndihem më mirë dhe e ndjej që shumë shpejt do të shërohem plotësisht”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu