Pushuesit në plazhin Almadrava të Spanjës, janë kërcënuar nga prezenca e tre peshkaqenëve.
Familjarët janë parë të trembur nga kjo skenë dhe e kanë shprehur hapur shqetësimin e tyre. Menjëherë sapo pikasën prezencën e krijesave nënujore, rojet bregdetare janë angazhuar për të nxjerrë njerëzit nga deti.
Sakaq, disa ditë më parë edhe një plazh u mbyll si pasojë e prezencës të një lloji të veçantë peshkaqeni të quajtur “Mako”. Autoritetet në këtë rast arritën që ta vrisnin peshkaqenin dhe ta largonin nga deti…
Burimi: top-channel.tv