FOTO: Ky është 25-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Bulqizë

0
Gjigandi

Ky është i riu 25 vjeçar, Esmerald Nika, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Bulqizës.

I riu që drejtonte makinën “Volkswagen”, është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Ylli Rama.

Ndërkohë, ky i fundit së bashku me pasagjerin D.S kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Kjo ka bërë që i riu Esmerald Nika të humbte kontrollin e automjetit dhe të përplasej me automjetin që drejtohej nga Rama.

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu