FOTO: Ironia me bisedën e fundit të Ramës në TV, shikoni kush është i ftuari i tretë i emisionit të Fevziut

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë intervistën e tij të radhës televizive në emisionin Opinion në TV Klan. Ai ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt këto ditë në Tiranë si dhe për aktualitetin politik që si zakonisht është konfliktual.

Rrjeti ndërkohë ka ironizuar duke hedhur në qarkullim një foto ku Rama dhe moderatori Fevziu nuk janë vetëm në studio.

Me ta është ulur edhe… Enver Hoxha! Ndërsa në sfond shihet Piramida, vepër e ndërtuar si muze pas vdekjes së tij dhe që së fundmi është transformuar në qendër teknologjie.

Samiti u mbajt pikërisht në këtë godinë, madje në 16 tetor. Kjo datë është ditëlindja zyrtare e liderit të ish-Shqipërisë komuniste, ndërkohë që Rama bëri si përherë batuta për të shprehur antikomunizmin e tij të vendosur.

Një pozicion ky që e merr e gjithë elita politike e vendit, veçanërisht kur përballen me të huajt. Ironi më vete është fakti që kjo elitë është e gjitha e lidhur në një mënyrë apo në një tjetër me Enverin dhe ish-Bllokun.

RonaTyra

“Referenca zyrtare si vila e ish-diktatorit (ndonëse pa tapi e jo si vilat e pushtetarëve sot), Piramida e Enverit (loja me faraonizimin për një ndërtesë që mishëron shqiponjën), bunkerët e Enverit (me strehimet në lagje të varrosur nën shumëkatësh kërpudha) e të tjera llogje snobisti, që një i huaj nuk do i bënte për vëndin e tij janë pak shëmbuj të një politike që ndërsa bën pis, stolis veten me lloi-lloi dekoratash, stemash, kavalierë e kalorësa që ia japin me pompozitet njëri-tjerit apo ua jep i huaji, ndërkohë që popullit i damkosën varfërinë.

Duke luajtur me të shkuarën por jo vetëm (besimin fetar, pronën etj), sot politika është bërë trazovaçi më i madh i mirëkuptimit shoqëror” – shkruhet sot në analizën qendrore në faqen e parë të gazetës DITA lidhur me ato që la pas Samiti.

n.s. / ABC24.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu