Një ngjarje e pazakontë është shënuar në brigjet e Afrikës së Jugut.
Një peshkaqen i madh i bardhë është filmuar nga një dron, duke sulmuar një balenë gjigante, e cila si pasojë ka ngordhur menjëherë. Sipas raportimeve, peshkaqeni së pari sulmoi bishtin e balenës dhe e këputi plotësisht atë.
Më pas për plot 50 minuta, peshkaqeni e sulmoi balenën në pjesë të ndryshme të trupit.
“Peshkaqeni ndoqi një strategji. Në fillim sulmoi bishtin dhe më pas pjesë të tjera të trupit. Një gjë e jashtëzakonshme. Në kaq vite punë në këtë profesion, nuk kam parë një skenë të tillë në jetën time”, u shpreh blogeri për botën nënujore, Ryan Johnson.
Burimi: top-channel.tv