Forcohen nente kushtet e Gjermanise per Shqiperine, ndryshon dokumenti

0
Gjigandi

Hapja e negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut ne Bashkimin Europian eshte shnderruar ne nje pike te forte diskutimesh me vendeve anetare, per shkak te skepticizmit te disa vendeve ndaj procesit te zgjerimit. Per kete shkak dokumenti I draft konkluzioneve te keshillit te ministrave jashtem ka ndryshuar serish. Ne dokumentin qe mban daten 11 tetor serish propozohet hapja e negociatave me Shqiperine por kete here jane perfshire kushtet e vendosura nga bundestagu gjerman. Para konferences se pare nderqeveritare, e cila duhet te zhvillohet jo me vone se ne gjysmen e pare te vitit 2020, ne varesi te progresit te bere, Shqiperia duhet te siguroje funksionimin e gjykates kushtetuese dhe gjykates se larte si dhe te beje progress te metejshem ne lidhje me reformen zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kushtet e vendosura nga bundestagu reflektohen edhe ne lidhje me çeljen e kapitujeve te pare te negociatave. Para se te happen kapitujt e pare, Shqiperia duhet te adresoje ceshtjet e meposhtme; fillimin e hetimeve per gjyqtaret dhe prokuroret e dyshuar per sjellje kriminale si rezultat I gjetjeve nga procesi I vetingut; fillimin e hetimeve per ceshtjet e manipulimeve zgjedhore, sigurimin e funksionimit te spakut, forcimin e metejshem te historikut te hetimeve, procedimeve dhe denimeve ne luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar, perfshire edhe nivelet e larta; miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor ne perputhje me rekomandimet e osbe odihr si dhe zbatimin e cdo vendimi te gjykates kushtetuese ne lidhje me zgjedhjet lokale te 30 qershorit. Por ky dokument perfaqeson vetem nje draft i cili do te shtrohet per diskutim ne mbledhjen e ministrave te jashtem diten e marte. Deri me tani ai reflekton qendrimin e gjermanise pro hapjes se negociatave, por ende franca nuk e ka thene fjalen e saj dhe qendrimi skeptik I presidentit macron ndaj zgjerimit eshte i njohur. Nga qendrimi Frances do te varet edhe qendrimi i Holandes dhe duket se ceshtja e negociatave do te marre nje pergjigje finale vetem ne mbledhjen e krereve te vendeve anetare te be ne 18 tetor, citon vizionplus.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu