Flota spanjolle konfrontohet me luftanijet britanike në ujërat e Gjibraltarit

0
Gjigandi

Tre luftanije britanike që po stërviteshin në ujërat jugore të ishullit të Gjibraltarit u surprizuan sot nga një luftanije e Spanjës që hyri furishëm në ujërat e kontestuara të ishullit britanik.

Mjetet mina-gjurmuese britanike HMS Chiddingfold e HMS Penzance kishin njoftuar se do të kryenin “ushtrime në sipërfaqe me të shtëna boshe”, teksa pranë tyre erdhi mjeti spanjoll i patrullimit Rayo P-42, i cili gjithsesi nuk ndërpreu aktivitetin e mjeteve britanike.
Luftanija spanjolle më pas u shoqërua jashtë ujërave të ishullit në pronësi britanike, dhe manovrat stërvitore u kompletuan nga mina-kërkueset.
Britania ankohet se kjo është hera e 18 sivjet që mjetet spanjolle hyjnë në ujërat e territorit britanik. Ata thanë se një tjetër barkë e rojës bregdetare Guardia Civil u pikas më vonë në zonën e kontestuar.
Ministria e jashtme britanike tha: “Inkursione të tilla janë shkelje e sovranitetit, jo vetëm kërcënim. Britania nuk ka dyshime për sovranitetin e Gjibraltarit, dhe flota mbretërore do të sfidojë çdo inkursion në ujërat territoriale të Gjibraltarit”.
Edhe muajin e kaluar mjetet britanike shoqëruan patrulluesen spanjolle P43 Relámpago jashtë ujërave të Gjibraltarit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu