Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e Forcave Detare Shqiptare në afërsi të brigjeve të Vlorës.
Në një njoftim në Facebook, Peleshi ka bërë të ditur se stërvitja u përqendrua në operacionet e kërkim dhe shpëtimit në det, pjesë e stërvitjes “Vlora SAREX” e Forcës Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Migracionin.
“Gjashtë anije të flotës sonë dhe një e forcave Delta koordinuan veprimet ndërmjet ekuipazheve për kryerjen e operacioneve në det”, ka shtuar Peleshi.
“Në këtë stërvitje u zhvilluan skenarët e kërkim – shpëtimit, evakuimit të personelit nga anija me zjarr në bord dhe dhënie ndihmë anijes së përfshirë nga zjarri”, ka sqaruar Ministri i Mbrojtjes.
/abc24.al/