Fjoralba ka një mesazh për të gjithë ata që po ‘abuzojnë’ me shtatzëninë e Einxhel

0
Gjigandi

Shtatzënia e Einxhel Shkirës padyshim është më e përfolura në rrjet. Së fundmi shoqja e saj, Fjoralba Fonari ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët edhe tek ‘ask’-u i moderatores në Instagram, janë interesuar pikërisht me një çështje që lidhet po me shtatzëninë e Einxhel.

“Thuaj Einxhel të na tregojë, si ju tregoi që është në pritje të ëmbël,”-i është drejtuar një fans/fanse Fjoralbës në Instagramin e saj.

Fjoralba ka marrë kohën e saj, duke e analizuar shumë thellë këtë kërkesë të ndjekësit/ndjekëses, ku i kërkon të gjithëve të kenë durim dhe të respektojnë gjendjen e Einxhel. Sipas moderatores, përtej dëshirës së mirë për të ditur për të dhe bebin, është Einxhel ajo që vendos sa do të ndajë me ndjekësit e saj.

“Po marr kohën të të përgjigjem pak më gjatë për shumë pyetje në lidhje me të edhe pse pyetja jote në vetvete është dashamirëse. Përtej entuziazmit dhe dëshirës së mirë që keni për të dhe bebin, duhet të jeni dhe pak mirëkuptues dhe të durueshëm me atë që ajo po përjeton. Është në periudhën më të bukur dhe më sfiduese të jetë së saj. Çdo shtatzëni është e ndryshme që nga përjetimet psiko-emocionale deri tek ato fizike.

Marr me dhjetëra mesazhe në ditë me kërkesa nga më të lezeçmet deri tek më absurdet në lidhje me të. Ndërkohë mendoj me vete: A është vërtetë kaq e vështirë të respektohen vendimet dhe përjetimet e saj emocionale, pa presione dhe kërkesa që shkojnë përtej asaj që ajo dëshiron apo mundet të ndajë?”-shkroi Fjoralba Ponari.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu